Najada Çomo kandidate për deputete, kush pritet të drejtojë spitalin Infektiv pas 25 prillit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar më 4 mars Najada Çomon, shefen e spitalit Infektiv, si kandidate për deputete të Partisë Socialiste në Tiranë. Kryeministri konfirmoi zërat se Çomo do të jetë kandidate, ndërsa tha se është dëshmi se qeveria ka mirënjohje për punën e atyre që janë në vijën e parë të zjarrit.
Kështu, ajo do mbajë postin e drejtoreshës së spitalit Infektiv deri më 25 prill. Por, kush do të marrë "timonin" e këtij spitali pas kësaj date? Mësohet se në vend të saj nuk do të ketë garë, pasi ky spital do të drejtohet nga një emër i komanduar. Anëtari i Komitetit Teknik dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ka thënë në një intervistë për "Abc News" se në këto raste veprohet me proces komandimi.
Për të emëruar drejtusin e këtij spitalin, do të mblidhet komisioni i posaçëm për emërimit. Shefi i ri i shërbimit duhet të plotësojë disa kritere. Që nga vitet e punës apo dhe gradat shkencore.
“Në këtë rast nuk ngrohet komision, është drejtoria e spitalit që bën një vlerësim tek ne dhe sjell tek ne atë që është kandidat i përshtatshëm. Kriteri ka të bëjë kryesisht me gradën shkencore. Duhet të ketë 15 vjet minimumi eksperiencë”, shprehet Gjata.
https://youtu.be/jgxA34umiSo
/News31.al