Murati deklarohet në Për'puthen vetëm për të, por Ola habit me deklaratën e saj
Murati është deklaruar ditën e sotme në "Për'puthen" vetëm për Olën, duke u shprehur se është 100% i sigurtë për pëlqimin ndaj saj. Ai ka që në janar që është pjesë e programit e duket se tashmë ka gjetur vajzën e duhur të cilës do i dedikohet plotësisht. Mirëpo, ajo që habiti me reagimin e saj ishte Ola e cila u shpreh se nuk është ende gati të deklarohet vetëm për të. Ajo u shpreh se do të zhvillojë ende takime të tjera, duke thënë se të premten do ftojë në takimin një prej djemve të cilin po ashtu e pëlqen shumë.
Që me prezantimin e saj në emision, Ola shprehu pëlqimin ndaj Muratit. Madje gjatë takimit të parë dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjeterin teksa nuk munguan skenat romantike. Për më tepër, pas këtij takimi Murati hoqi dorë nga Sindi e cila ishte deklaruar në emision vetëm për të.
/News31