Mungon përfaqësuesi i LSI, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e opozitës për këtë qark



Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot paditë e opozitës për Qarkun e Shkodrës. Në pretendimin e tyre Kolegji Zgjedhor i ka cilësuar si të pabazuara në prova këto padi të ngritura. Bëhet me dije se ditën e sotme në sallën e Kolegjit Zgjedhor kanë munguar përfaqësuesit e LSI-së.






Kujtojmë se më herët, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e opozitës në Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë që nga ana tjetër Partia Demokratike kishte kërkuar përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për qarqet e mësipërme, teksa edhe kjo kërkesë iu hodh poshtë si e pabazuar në ligj. /News31