GOSS-BIZ 8 Nëntor 2021, 20:42
Mozzik sjell risi në tregun shqiptar! Çfarë janë NFT që mund t'i japin atij miliona dollarë fitime
NEWS-31
Por çfarë janë NFT? Pas blockchain dhe bitcoin, NFT duket të jetë mania e re e teknologjisë, një akronim për “Non Fungible Token”, një certifikatë dixhitale që po bëhet kufiri i ri i vërtetimit të çdo gjëje, një pikturë, një këngë, një model këpucësh, etj., që mund të ndihmojë ekonominë e sektorëve të ndryshëm, kryesisht artin. Sipas një raporti nga “NonFungible Corporation” dhe “Atelier Bnp Paribas”, në vitin 2020 shkëmbimet e tregut NFT tejkaluan 250 milionë dollarë. NFT daton që në 2017, por popullariteti është rritur kohët e fundit falë dy figurave të shquara në botën e hi-tech: kreu i Tesla-s, Elon Musk dhe drejtori ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey. Si funksionon një NFT? Shumica e NFT janë pjesë e Etherum Blockchain. Etherum është një cryptocurrency si Bitcoin ose Dogecoin, por blockchain i saj suporton gjithashtu këto NFT, të cilat përmbajnë një informacion ekstra. NFT mund të jetë çdo gjë dixhitale si pikturat, muzika etj. Për momentin ato po përdoren si një evolucion i koleksionimit të artit dixhital, si për shembull blerja e një video 50 sekondëshe e Grimes për $390,000. Gjithashtu një video e Beeple u ble për $6.6 milionë. Pse njerëzit blejnë NFT? NFT -të në thelb funksionojnë si certifikata që vërtetojnë se jeni pronar i skedarit origjinal. Ndërsa të tjerët mund të kenë qasje në kopjet e skedarëve, pasi origjinali është unik dhe nuk mund të zëvendësohet. Duke folur teknikisht, NFT -të funksionojnë në të njëjtën mënyrë si kriptovalutat si Bitcoin. Një regjistër dixhital i secilit NFT, përfshirë pronarin e tij, ruhet në një blockchain të menaxhuar nga një rrjet kompjuterësh. Sigurisht, Bitcoin ndryshon paksa në atë që monedha është 'e kompozueshme', ndërsa NFT përfshijnë një nënshkrim dixhital i cili i bën të pamundur të zëvendësohen. Ndërsa blerja e një NFT do të thotë që ju e zotëroni atë punë, kjo nuk do të thotë që artisti ka hequr dorë nga e drejta e autorit në atë vepër dhe mund të zgjedhë të vazhdojë shitjen e kopjeve. E gjithë kjo do të thotë është se ju zotëroni origjinalin. /News31View this post on Instagram