GOSS-BIZ 21 Nëntor 2020, 18:45
"Po më bën të qaj"- Mozzik shfaqet i përlotur në dokumentarin e Loredanës
NEWS-31
Pjesë e dokumentarit duket se do të jenë bashkëpunëtorët e Loredanës, kolegë të saj, miq, familjarë, vajza Hana dhe sigurisht vetë reperja, që do të rrëfejë shumë detaje nga karriera e jo vetëm. Punua për këtë projekt duket se ka zgjatur më shumë se 1 vit, ndërkohë që do të hedhë dritë për çdo gjë që ka ndodhur me artisten gjatë dy viteve të fundit. "Thjesht nuk është e mundur të shpjegosh 2 vitet e fundit të jetës në një intervistë, por t’i përshkruash ato me foto po. Ky është trailer-i për dokumentarin tim me 4 pjesë që kam xhiruar me "Spotify" për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por ai sapo ka filluar."- shkruan Loredana në postimin e Instagram-it. Ndërkohë dokumentari nuk është i vetmi projekt ku ajo ka përfshirë edhe Mozzik, kujtojmë se ai është pjesë i albumit të reperes "Medusa", me një bashkëpunim, Album që do të publikohet i plotë muajin tjetër. Nuk e dimë nëse ata janë rikthyer bashkë apo jo, edhe pse provat për këtë nuk mungojnë, megjithatë mund të themi me siguri që raporti i tyre është përmirësuar ndjeshëm. /News31View this post on Instagram