Mozzik feston 25-vjetorin me Loredanën? Fansat janë të bindur që po



Mozzik sot feston datëlindjen dhe urimi më i bukur i ka ardhur nga Hana. Edhe miq e kolegë e kanë uruar publikisht reperin, ndërsa nga fotot e ndara në rrjet mësohet se ky i fundit ndodhet në Gjermani.





Mozzik ka bërë një tjetër postim në Instagram (pas videos me Hanën), ku ka shkruar: “Happy G Day! Djali i datëlindjes.” Por, çfarë tërhoqi vëmendjen e fansave? Në foton e dytë, reflektohet në sfond imazhi i një vajze bjonde. Duke qenë se historia e reperit me Loredanën mori gjithë vëmendjen e mundshme, tashmë sytë janë kthyer pikërisht nga kjo e fundit. A është Mozzik duke e festuar 25-vjetorin me ish-partneren? Ndjekësit janë të bindur se po. Dyshja u fotografuan në një qendër tregëtare sëbashku në Gjermani, ndërsa përgjigja e reperit në “Shiko Kush LUAN” la vend për shumë komente.






Pyetur nëse kishte mundësi për një rikthim me Loredanën, Mozzik preferoi të mos përgjigjej. Pra, gjithçka është e mundur! Vallë të jetë kjo dhurata e 25-vjetorit të reperit? Mbetet të shohim në vijim… /News31