GOSS-BIZ 6 Janar 2022, 19:29

Për'puthen vazhdon të jetë programi më i klikuar "Prime Time"

Për'puthen vazhdon të jetë programi më i klikuar

Atmosfera magjike e fundvitit nuk do ishte aq e bukur dhe e ngrohtë pa programet televizive të dedikuara ekskluzivisht për festën e Vitit të Ri. Edhe këtë vit televizionet shqiptare u sollën njerëzve ngjyra festive përmes numrave të zgjedhur, artistëve, këngëve, programeve të dashurisë dhe reality-showt. Kryefjala e të gjithë programeve ishte padyshim emocioni dhe e qeshura. 

Duke qenë se mekanizmat e matjes së audiencës në televizionet shqiptare ende nuk funksionojnë, në këto raste YouTube ka shërbyer si një tregues për të parë se cilat programe janë klikuar më shumë. U kemi bërë një vëzhgim programeve festive që na shoqëruan gjatë 31 dhjetorit, 1,2 dhe 3 janarit rezulton se "Për'puthen" është emisioni me më shumë klikime. 

Në "Prime" e 2 janarit produksioni kishte përgatitur një spektakël të vërtetë për publikun. Rikthimi i Andit dhe Melisës për herë të parë si çift në program apo surpriza e Florianës nga nëna e saj e cila as nuk flet e as nuk dëgjon kanë qenë dy nga pikat kryesore të programit që për tre ditë numëron 851 mijë shikime në YouTube. 



Mesa duket edhe pas 3 sezoneve “Për'puthen” ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e publikut. Këto janë shifrat e klikimeve që numërojnë deri tani secili prej emisioneve festive:

Për'puthen - 851 mijë klikime

Për'puthen vazhdon të jetë programi më i klikuar


Big Brother- 522 mijë klikime

 

Për'puthen vazhdon të jetë programi më i klikuar


Portokalli- 271 mijë klikime

Për'puthen vazhdon të jetë programi më i klikuar



Këngë moj - 237 mijë klikime

Për'puthen vazhdon të jetë programi më i klikuar



Klanifornia-172 mijë klikime

Për'puthen vazhdon të jetë programi më i klikuar



Lovestory - 48 mijë klikime

Për'puthen vazhdon të jetë programi më i klikuar


Kosherja show - 36 mijë klikime
 

Për'puthen vazhdon të jetë programi më i klikuar



/News31