Moti i keq shtyn punimet në autostradën Tiranë-Durrës, çfarë duhet të dinë shoferët



Punimet në autostradën Tiranë-Durrës do të shtyhen për shkak të reshjeve të shiut. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se puna, e parashikuar për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhet për ditën e nesërme datë 08 prill 2021. ARRSH tha se vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.





Ndërkohë, sipas planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë periudhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.