“Mos shkruani më të tilla mesazhe”/ Për këta njerëz Orinda Huta nuk lodhet së bëri “block”



Moderatorja Orinda Huta u bë nënë për herë të parë më 15 korrik. Ajo dhe partneri, Turjan Hysko e pagëzuan vogëlushen me emrin Atara. Menjëherë pas lindjes çifti zbuloi portretin e saj, dhe shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e përditshme.





Mirëpo, kritikat nuk mungojnë asnjëherë. Së fundmi Orinda ka marrë vërejtje për faktin se qeni i qëndron afër vajzës. Megjithatë, ajo e ka gjetur zgjidhjen për të tilla raste.






“Mos shkruani më të tilla mesazhe…nuk lodhem së bëri block”, shkruan moderatorja në një Instastory.

Kjo nuk është hera e parë që Orinda kritikohet. Para pak javësh, “shkaku” ishte ushqyerja  e vajzës me qumësht gjiri me formulë. Për këtë arsye, ajo iu dha një mesazh të gjitha nënave të reja, duke i sugjeruar që të ndajnë eksperiencat, por pa paragjykuar.

/News31