“Mos dënoni një artist me dënime publike!” Xhoi Jakaj ka diçka për të thënë për Fifin



Autorja e disa librave, Xhoi Jakaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku tregon gjithë mbështetjen e saj për Fifin. Teksa ka postuar videon e realizuar nga Flori, Bruno dhe Klajdi, ajo shkruan se Fifi është artiste e madhe dhe nuk duhet gjykuar nga veprime çasti. Jakaj u bën  njerëzve një kërkesë: mos dënoni një artist me dënime publike në rrjete sociale sepse dëmtoni bashkë më të edhe artin e asaj/atij.





Mirëmengjes njerëz të mirë!






Sot dua të bëj përsëri një postim për Fifin.
Dëgjoni muzikën e saj çfarë mrekullie është, kjo sekuence u hodh mbrëmë nga një artist dhe koleg i Fifit, Bruno, se i dhemb si duket dhimbja e saj!

Unë kam lindur të mbroj ata që sulmohen me pa të drejtë….

Fifi është artiste madhe
Askush nuk duhet ta gjykoje per veprime çasti në big- brather
Ajo preferon ti bëjë gjerat sic i ndjen,e fundja në “Reality” kjo ndodh dhe nuk përbën çudi, se beri Fifi një veprim më pak apo më shumë të pamenduar mirë, Bigu është një vend izolimi nga bota e jashtme por me ca kushte më të mira se izolimi i të dënuarve, një ekseperiment me psikikën e njeriut sa mban ai…. Sot kam një kërkesë: mos dënoni një artist me denime publike në rrjete sociale sepse demtoni bashkë më të edhe artin e asaj/atij.

Artistët janë njerëz bëjnë edhe gabime,
I vetmi gabim i Fifit është që ka hyrë me vetëdije aty, kur kishte gjera aq të bukura për të bërë si kjo këngë…
Fifi artiste madhe…”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhoi Jakaj (@xhoijakaj)

/News31