Moderatori i Top Channel thumbon ‘Love Story’-n e Alketa Vejsiut: “Pse nuk dilni edhe ju në lajme?”

Mesditën e sotme, Bora Zemani ishte e ftuar në programin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Flori Gjinin për të “festuar” kështu 100 milion klikime në Youtube për 60 puntata.

Gjatë bisedës, teksa po numëronin videot që kanë numëruar 1 milion klikime brenda po rreth 24 orëve e po tregonin që një shifër kaq e lartë nuk është parë ndonjëherë në televizionet shqiptare, moderatori pyet Borën duke qeshur: “Po ju pse nuk keni dalë në lajme si disa programe të tjera?”

My Dental

Kujtojmë se me nisjen e programit “Love Story” në Tv Klan me Alketa Vejsiun, kjo e fundit u shfaq në edicion qendror të lajmeve me një kronikë ku trumpetohej shifra e 1 milion klikimeve brenda 24 orëve.

Qartë, duket se kjo batutë e Florit ishte një “thumb” drejt Alketës, por tashmë që lufta mes dy televizioneve është sërish e hapur më intensivisht se asnjëherë, nuk duhet të çuditemi nga deklarata apo batuta të tilla.