Modelja shqiptare poston diçka të pazakontë në profilin e saj!!!
Oriola Marashi është një ndër modelet më të suksesshme të momentit në shqipëri kjo falë edhe famës që ka marrë duke u bashkuar me 'OTR'.
Nëse vendosni të hidhni një sy në profilin e saj të Instagramit por edhe në platforma të tjera sociale, ajo që do të vëreni është se Oriola na shfaqet gjithmonë ekzotike me bikini, joshëse, kjo falë linjave të saj trupore që i ekspozon pa ndrojtje.
Edhe pse së fundmi ajo ka fshirë të gjitha fotot provokuese nga Instagrami, të gjithë i mbajmë mend pozat e saj thuajse të zhveshura. Komentet që ka marrë nga fansat tek këto janë të shumëllojshme, pozitive dhe komplimentuese e sigurisht që nuk kanë munguar ato negative dhe thumbuese.
Mesa duket për Oriolën kohët kanë ndryshuar pasi ajo ka vendosur të shfaqet më serioze në postimet e saj dhe kështu ka bërë dhe me atë të fundit.
Pak orë më parë ajo ka postuar një foto pasaporte që daton në dhjetor të vitit 1996 kur ajo ishte adoleshente. "Një foto e imja e rrallë me rroba"- është diçitura që ajo i ka bashkangjitur fotos duke ironizuar kështu imazhin e saj dhe sesi është pasqyruar ai tek ndjekësit në Instagram.