Modelet më origjinale të flokëve për t’u dukur sa më bukur në eventin më “cool” në Tiranë
Vetëm pak ditë më parë, ju sugjeruam disa nga veshjet më “cool” për një festival ngjyrash, e teksa jemi në prag të "Colour Day", nuk mund të anashkalonim edhe një detaj tjetër tepër të rëndësishëm të pamjes, siç janë flokët. Jo vetëm nga ana estetike, por flokët luajnë një rol të madh edhe në komoditetin tuaj gjatë festës.
Edhe pse për djemtë duket diçka e thjeshtë, për vajzat është “punë më vete” të gjesh modelin e preferuar, të pështatshëm me fytyrën por njëkohësisht edhe me ambientin ku ndodhesh. Me anë të një kërkimi të thjeshtë, mësuam se sipas ekspertëve, kur bëhet fjalë për festivale në natyrë, rekomandohen më së shumti gërshetat. Kjo, pasi përveç se janë një stilim flokësh të cilit nuk i ikën kurrë moda, gërshetat nuk i lejojnë flokët të bien në fytyrën tuaj dhe rrjedhimisht jeni më të lirshme kur kërceni.
Por kini kujdes! Në një festival të hapur e mbi të gjitha në një “luftë” ngjyrash, modelet “perfekte” të flokëve apo ato “të ngrira” nuk kanë vend! Sigurohuni që flokët tuaj të jenë të lirshme duke zgjedhur stile të “shkujdesura”.
Që të eleminoni qëndrimin e gjatë para pasqyrës, duke bërë “100” prova me modele të ndryshme dhe në fund mos t’iu pëlqejë asnjë, ne vendosëm t’iu sillnim disa nga stilimet më të bukura të flokëve për “Colour Day Festival”.
Siç edhe e përmendëm modeli i parë më i rekomandueshëm janë gërshetat.
“Half of double braid”
Dy gërsheta të cilët fillesën e kanë në rrënjë të flokëve dhe përfundojnë në qendër kokës, është një ndër modelet më të përshatshme. Ky stil ndihmon që në pjesën e përpame të fytyrës flokët të mos ju pengojnë, ndërkohë që në pjesën e mbrapme ato janë të lëshuara në gjendje të lirë.
“Twist braids”
Gërshetat-rrica janë një ndër modelet më unike. Që t’i bëni akoma më të veçanta, mes tyre mund të lidhni lidhëse në ngjyra të ndryshme dhe në përfundim në kokën tuaj do të keni një “kolazh ngjyrash”.
“Dutch braids”
Gërshetat “gjermanë” janë një ndër stilet më të preferuar në mbarë botën. Bëni dy gërsheta në dy anët e kokës tuaj duke nisur nga rrënja e flokëve deri pranë qafës. Pjesën tjetër të flokëve lidheni në dy bishtaleca. Do të dukeni shumë “cute”.
“Fishtail braid”
Një tjetër nga modelet më të përhapur të gërshetave është ai “bishtpeshk” ose ndryshe “kurrizpeshk”. Më poshtë gjeni disa mënyra kombinimi për këtë stil.
Gjysmë gërshet
Ndani flokët në dy pjesë dhe bëni dy gërsheta të tipit “fishtail” duke nisur nga pjesa e veshëve e deri në fund të gjatësisë së flokëve.Pjesën e sipërme lëreni në mënyrë të ç’rregullt.
Gëshet i plotë
Nëse jeni fan i gërshetave të plotë, atëherë mund t’i nisni që nga rrënja e flokët e deri në përfundim të tij. Mund të bëni një gërshet, ose dy.
Disa gërsheta të plotë
Modeli i mëposhtëm do të bejë që të gjithë të kthejnë sytë nga ju. Mund të bëni disa gësheta “fishtail” dhe me pas të gjithë t’i lidhni si një bisht të vetëm flokësh.
Gësheti anësor
Nëse portreti i fytyrës suaj pranon flokët e ndara anash, atëherë modeli përfekt për ju është gërsheti anësor.
Krahas gërshetave një tjetër model i rekomandueshëm për festa të tilla janë topuzët. E dimë që për shumë vajza topzi është një “shpëtim” në jetën e përditshme. Por ja ku erdhi momenti që një model i tillë të jetë i duhuri edhe për një event të caktuar.
Topuzët e ç’rregullut janë tepër komodë, por njëkohësisht edhe të bukur, duke na treguar shpesh edhe më të vogla në moshë.
Po sikur të ndërthurim bashkë topuzët me gëshetat? Nuk është aspak e vështirë! Më poshtë ju sjellim disa sugjerime.
Dy gërsheta të cilët nisin në rrënjë të flokëve dhe përfundojnë me një ose dy topuza në krye të kokës.
Një tjetër model super “cool” është ky i mëposhtmi:
Pasi të keni bërë të gjithë koken tuaj me gërsheta në trrashësi mesatare, atëherë ndajini ato në dy pjesë dhe me pas krijoni dy topuzë në krye të kokës.
Dhe në përfundim nuk kishim si të harronim “dashurinë” e vajzave, topuzin e thjeshtë.
Mund të ndani flokët në mes, të lini në pjesën e përpame të fytyrës disa fije në gjendje të lirë dhe në krye të kokës të krijoni dy topuza.
Nëse doni një ndërthurje mes flokëve të lëshura dhe topuzit ja ku e keni.
Dhe mos harroni, në cilin do prej modele mësipërme përdoni aksesorë! Tregoni të gjithë origjinalitetin dhe kreativitetin tuaj në përdorimin e lidhëseve me ngjyra,karficave, xixa apo ngjyrave ‘spray’. Edhe pse për këtë të fundit është kujdesur më së miri stafi i “Colour Day Festival” me bojrat të cilat do të hidhen në ajër.
Jeni gati për festën më të “çmendur të vitit?/News31