Ndarja nga jeta e mjekut si pasojë e Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: “I shërbeu komuniteti të tij deri në fund”

One
Telekom

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare mjeku Sefer Dervishi, i cili ishte i prekur nga Covid-19 dhe prej dy javësh ndodhej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merrte trajtim në terapi intensive, por fatkeqësisht nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të doktorit dhe bën me dije se ai kishte disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por pavarësisht kësaj i shërbeu komunitetit të tij deri në fund, me devotshmëri.

Facile
Facile
My Dental

Deklarata e plotë e Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.
Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!

Ndërkohë edhe Ministrja Ogerta Manastirliu dha mesazhine  saj të ngushëliimit për mjekun Dervishi.

E trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të përkushtuar të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr….

Posted by Ogerta Manastirliu on Wednesday, September 16, 2020

/News31