Miss Anglia ‘braktis’ kurorën, nis punën në spital për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid-19

One
Telekom

Miss Anglia 2019, që për shkak të pandemisë vazhdon të mbajë kurorën e më të bukurës edhe për këtë vit, ka ndërprerë çdo aktivitet që lidhet me spektaklin në fjalë, për t’iu përkushtuar profesionit si mjeke. Bhasha Mukherjee, 24 vjeç, ka dy diploma, një prej të cilave në mjekësinë e frymëmarrjes.

Missi po shërben aktualisht në spitalin e Lincolnshire dhe Spitalin Royal Derby. Bhasha po kërkon të vijë në ndihmë të sa më shumë pacientësh të infektuar me Covid-19. Që prej muajit prill, kur shërbimi shëndetësor anglez bëri thirrje që të gjithë mjekët dhe infermierët të punonin në spitale, 24-vjeçarja u paraqit menjëherë në spitalet ku tashmë punon prej kohësh. “Unë bëj shumë punë bamirësie në distancë dhe të jem në gjendje ta bëj këtë e t’i shërbej vendit tim në të njëjtën kohë është vërtet e veçantë”, është shprehur ajo.

Facile
Facile
My Dental

Kështu, Bhasha ka anuluar çdo turne apo udhëtim që lidhet me “Miss Anglia”, duke iu përkushtuar maksimalisht shpëtimit të pacientëve të infektuar. Një histori kjo, që po bën xhiron e rrjetit. /News31

Burimi: BalkanWeb