“Mirupafshim dhe faleminderit”, Rama përcjell Merkelin në Rinas



Angela Merkel është larguar nga Shqipëria pas vizitës zyrtare, ku dha përshëndetjet e fundit në kuadër të turit të saj ballkanik. Në një video të publikuar nga vetë kryeministri Edi Rama në Facebook shihet se ai përshëndetet me Merkel.





Kjo e fundit i uron gjithë të mirat gjithashtu dhe shton se bashkë do të shihen sërish në Ljubjana të Sllovenisë. “Shihemi në Ljubjana, gjithë të mirat,”- dëgjohet të thotë Merkel teksa Rama ka shkruar krah video “Mirupafshim dhe faleminderit.”






“Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm!,”– ky është mesazhi që kancelarja gjermane dha sot nga Tirana për të gjithë liderët e rajonit të Ballkanit. Gjatë një konferencë për shtyp, së bashku me kryeministrin Edi Rama, kancelarja u shpreh në vetën e parë lidhur me mendimet që kishte për nismën “Open Ballkan”. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se ishte një qasje pozitive për bashkëpunimin mes vendeve, megjithatë nuk hoqi dorë nga qëndrimi zyrtar se nisma e vitit 2014 nuk mund të kishte një simotër.

/News31