©31 10 Tetor 2018, 00:00

Mirë për Elvanën dëgjuam shumë, po për ata që e “shitën”çfarë mësuam nga e gjithë kjo histori?

 

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, sherr në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata është në qendër të mediave ditëve të fundit. Sherri i së enjtes së 4 tetorit në zonën e Bllokut që përfunoi me vrasjen e 28-vjeçarit Fabian Gaxha dhe plagosjen e dy të tjerëve në një konflikt me të dashurin e këngëtares Elvana Gjata dhe miq të tij, la një tronditje të madhe në kryeqytet dhe jo vetëm, dhe tek fansat e këngëtares së njohur.

U tha se Elvana u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes, nga Rinasi drejt një vendi të BE. U tha se ishte e shpallur në kërkim. Madje ‘BallkanWeb” nxori një dokument zyrtar, ku shkruhej qartazi se Elvana Fatmir Gjata, është e shpallur në kërkim, së bashku me të fejuarin e saj dhe bodyguardin. Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.

Por, “BallkanWeb” ka nxjerrë detaje të reja mbi rolin e Elvanës në këtë ngjarje. Sipas tyre Elvana është larguar nga lokali 20 minuta para se të ndodhte ngjarja. Më pas u tha nga gazetarja Klodiana Lala, se Elvana ishte marrë në pyetje në ambientet e policisë, dhe ishte lënë e lirë mëngjesin e ditës tjetër. Pyetja jonë është kjo: Përse u shpall në kërkim Elvana, pasi u mor një herë në pyetje? Përse Elvana u la e lirë nga ambientet e komisariatit?

Duhet thënë se nuk bëhet fjalë për arrest me burg kundrejt këngëtares, siç janë shprehur disa media, por bëhet fjalë për pyetje të tjera lidhur me hetimin. E gjithë saga e kësaj ngjarje ka krijuar keqinformim tek publiku, të cilët janë të dyzuar në këtë histori. Deri dje këndonin njëzeri “mike” gjithë verën, i mbushën koncertet dhe tani nxjerrin mllefin se ka qenë e dashura e një personi problematik. Kjo është shitja që ndjekësit i bënë këngëtares së dashur për publikun. Situata u bë aq e tensionuar, sa Elvana u detyrua të bllokonte komentet poshtë fotove.

Ky gjest, menjëherë u bë lajm në mediat online, duke përgjuar tashmë çdo lëvizje që vinte nga Elvana. Për këtë çështje të paktë kanë qënë dhe suporti i bërë nga kolegët e këngëtares.

Disa mund të kenë qënë private kundrejt saj por publike shumë pak. Kujtojmë Olti Curri i cili nuk vonoi shumë dhe me anë të një videoje tregoi mbështetjen ndaj Elvanes. “This is Elvana, të tjerat janë vrer i "hijenave të rrjeteve sociale", shkruan Olti në postimin e tij.

[video width="320" height="560" mp4="https://www.news31.al/wp-content/uploads/2018/10/video-1539186353.mp4"][/video]

Raste të tjera të bëra publike mund të permendim Klea Hutën, Fjolla Morina, Luiz Ejlli, Albërie Hadërgjonaj, Alban Dudushi dhe Zhaku. 

Nëse Elvana mund të quhet “mollë e sherrit” në këtë ngjarje atë e vendos prokuroria, por ajo që mund të themi është se asgjë nuk e zbeh simpatinë që kemi për këngëtaren që ka sjellë shumë hite në muzikën shqiptare.