Milan rikthehet në “Champions League” pas 7 vitesh!



Ditën e sotme në “Seria A” janë luajtur ndeshjet e fundit për këtë sezon. Milani ka shënuar fitore ndaj Atalantas me rezultatin 2:0. Kjo fitore konsiderohet e madhe për “kuqezinjtë” pasi me tri pikët e fituara kanë siguruar rikthimin në “Champions League” pas 7 vitesh. Dy golat për milanezët i shënoi mesfushori Franck Kessie nga pika e bardhë e penalltisë në minutat ’41 dhe ’92. Milani e mbyll kështu kampionatin në vendin e dytë.






Kualifikimin në Ligën e Kampioneve e ka arritur edhe Juventusi, që ka triumfuar ndaj Bolonjës në transfertë me rezultatin 1-4. “Zonja e vjetër” ka siguruar kualifikimin në Champions, në vendin e tretë të kampionatit, falë ndalesës së Napolit, që mbetet jashtë, pasi barazoi në shtëpi me Helas Veronën, duke shkuar në kuotën e 77 pikëve.


/News31