SPORT 24 Shtator 2020, 13:19
Milan, Ibrahimovic pozitiv me Covid-19
NEWS-31
Pasi mbrojtësi i Milan, Leo Duarte, rezultoi pozitiv me Covid-19, edhe sulmuesi suedez Ibrahimovic mësohet se është infektuar nga virusi rrezikshëm.
Burime nga klubi italian e konfirmojnë lajmin, megjithatë pritet deklarata zyratre nga Milan. Në këto kushte është e qartë që nuk do të zbresi në fushë në ndeshjen e Europa League sot, ndërkohë që në rrezik janë dhe ndeshjet e Seria A, duke marrë parasysh kohën që duhet për karantinën.