Milan i ndal “vrullin” Juventusit, bardhezinjtë mbeten në fund të tabelës
Juventusi dhe Milani u përballën dje, në një duel vendimtar që duket se përcaktoi fatin e sezonit që tani për bardhezinjtë.
Dy skuadrat barazuan mes tyre në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.
Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për bardhezinjtë e Alleat grit, ndërsa e dyta ishte në favor të kuqezinjve.
Juve e nisi vrullshëm: Alvaro Morata i dha avantazhin bardhezinjve duke mposhtur Menjan pas vetëm 4 minutash lojë.
Në pjesën e parë, skuadra e Piolit ishte thuajse inekzistente, por në të dytën ndryshoi gjithçka. Milani bëri një pjesë të dytë mjaft të mirë duke gjetur dhe golin e barazimit.
Skuadrat e mbyllën sfidën me 1 pikë, ku më e kënaqur doli Milani, ndërsa Juvja ende nuk ka ndonjë fitore këtë sezon në Serinë A. Në katër javë kampionat ka grumbulluar vetëm 2 pikë, 2 humbje dhe 2 barazime. Momentalisht, renditet në vendin e 18-të ku poshtë tij ndodhet vetëm Kaljari me të njëjtën sasi pikësh, dhe Salernitana debutuese me 0 pikë.
Që Juve është në një krizë rezultatesh kjo dihet, por të ndajë fundin e tabelës me skuadra debutues për tifozët e skuarës është e papranueshme. Ndërkohë, në rrjet qarkullojnë kudo memet me bardhezinjtë, që nuk dihet ende se kur do ta “marrin veten”.
/News31