Mikela i rrëmben Argjendin Ritvanës? Përplasje mes vajzave në “Për’puthen”



Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen” Bora lexoi për Mikelën pyetjet e publikut, mes të cilave dikush i kërkonte të zgjidhte një nga djemtë për të kërcyer. Dhe ajo zgjodhi pikërish Argjendi, gjë që nuk i pëlqeu aspak Ritvanës e cila ka dalë në takimin e parë me të.





Kërcimi mes tyre ka sjellë tension në studio edhe ditën e sotme kur ka patur një përplasje mes vajzave. Madje, Ritvana i kërkoi llogari edhe Argjendit pasi sipas saj nuk është normale që ai kërceu me Mikelën. Por, ai tha se me të dyja ka të njëjtën marrëdhënie sepse ende nuk i ka njohur.






Ritvana: Të duket normale që të kërcesh me një person tjetër? Kur ti më ke kërkuar një takim të dytë dhe kemi dalë në një takim?

ArgjendiPo më duket shumë normale sepse unë aq ju njoh.

Ritvana: Aaaa ok, në rregull.

/News31