Mevlani flet për herë të parë për ndarjen nga Ledjana, tregon çfarë ndodhi mes tyre



Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me lidhjen e tyre që ka patur pafund luhatje. Mirëpo, së fundmi duket se ata janë ndarë përfundimisht. Disa ditë më parë, përmes një statusi të gjatë në Instagram, ish-konkurrentja shkruante se ajo dhe Mevlani nuk janë bashkë pasi kanë zënë. Madje, ata as nuk ndiqeshin më në këtë rrjet social. Mirëpo, më pas u duk se gjërat mes tyre u rregulluan pasi filluan sërish të ndjekin njëri-tjetrin, madje Ledjana i la edhe një koment romantik.





Mirëpo, së fundmi, ajo i ka bërë sërish “block”. I ftuar ditën e sotme në “Për’puthen reunion’, Mevlani ka treguar se pas festës së tyre disa ditë më parë ku morën pjesë gjithë konkurrentët dhe stafi i Për’puthen, ajo nuk i ka dhënë asnjë mundësi komunikimi. Sipas tij, kjo gjë ka ndodhur pasi ai dhe Antonela kanë qëndruar për pak çaste bashkë gjatë festës. Megjithatë, ai u shpreh se problemet mes tyre kanë nisur më parë. Mevlani pranoi se ndonëse doli çift me të, ka patur gjithnjë dyshime për lidhjen e tyre.






“Nuk është xhelozi por e ka me Antonelën, pse është afër meje. Hedh kunja me mua sepse e sheh se publiku po e shan dhe do të dalë si goca e mirë. Këto janë pretekste për tu ndarë me mua asgjë tjetër. Ato që kam bërë për Ledjanën nuk i kam bërë as për prindërit e mi. E kam pëlqyer me sinqeritetin më të madh, nuk dua të bëj viktimën. Përtej faktit që më pëlqen, nuk mund t’i rri mbrapa gjithë ditën. Unë nuk kam çfarë them pasi më bllokoi kudo në çdo rrjet social. Nga sot e tutje s’do jemi më bashkë.”

/News31