Messi thyen më në fund një rekord në Instagram dhe lë pas Ronaldon për herë të parë!



Rivaliteti Messi-Ronaldo ka qenë ndër më të mëdhenjtë në historinë e futbollit. Dy nga më të mirët në botë kanë qenë gjithnjë në konkurrencë me njëri-tjetrin duke ndarë edhe ekspertët dhe fansat në dy kampe. E teksa në futboll nuk mund të thuhet se kush është më i miri realisht, në rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo gjithnjë ka qenë shumë hapa para. Kujojmë se ai është njeriu më i ndjekur në Instagram ku numëron 300 milionë ndjekës. Prej 2018, CR7 është ulur në fronin e Instagram dhe duket se do jetë e vështirë të rrëzohet teksa pak muaj më parë ikona e futbollit arriti numrin më të madh të fansave në botë në llogaritë e tij në Instagram, Facebook dhe Twitter. Ai numëronte asokohe 500 milion ndjekës në të treja platformat, duke u bërë kështu personi i parë në botë me këtë rekord.





Mirëpo, së fundmi Messi ka thyer një rekord në Instagram duke lënë pas rivalin e tij. Fotoja e fundit e postuar nga argjentinasi me Kupën e Amrikës rezulton të jetë më e pëlqyera e një sportisti. Ai le pas Ronaldon me foton e tij me Maradonnën të postuar pas ndarjes nga jeta të këtij të fundit. Fotoja e CR7 ishte më e pëlqyera e 2020 dhe e dyta më e pëlqyera në Instagram. Ndonëse në foton e “pleshtit” ka rreth 19 milionë e 100 mijë like dhe në të Ronaldos 19 milionë e 600 mijë, eskpertët kanë llogaritur kohën e publikimit dhe Messi e ka postuar vetëm para 4 ditësh.






 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

/News31