Ashtu siç pritej, ditën e sotme është arritur marrëveshja mes Leo Messit dhe PSG-së. Argjentinasi pritet të nënshkruajë për dy sezone pasi palët kishin ngecur te çështja e pagës dhe e të drejtave të imazhit. Tashmë ai problem u arrit dhe pritet që Messi të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë me francezet, që do të jenë klubi i dytë si profesionist, pas Barcelonës.
Në orët e ardhshme Messi do të jetë në Paris. Sipas Fabricio Romanos, kontrata e re flet për 35 milionë euro në vit neto dhe do të zgjasë deri në qershor të vitit 2024. Ai pritet të formojë një treshe të re klasi me Neymar dhe Kylian Mbappe.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1425034569368195084?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1425034569368195084%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fe-kryer-zgjidhet-ngerci-i-pages-leo-messi-bie-dakord-me-psg-ne%2F
Prej dy ditësh pafund tifozë të skuadrës franceze presin yllin argjentinas në aeroport. Ai pritej të mbërrinte dje, por diçka e tillë nuk ndodhi. Megjithatë, tifozët nuk janë dorëzuar dhe vijojnë ende të presin me bluza, pankarta e brohorima. Këtë vit PSG ka bërë një merkato spektakolare duke bërë pjesë të saj Hakimin, Ramos, Wijnaldum, Donnarumma dhe së fundmi Messin.
/News31