Mes shumë dhuratash, Monika Kryemadhi mori edhe atë nga Lulzim dhe Aurela Basha
Ditën e sotme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi feston 47-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar dhuratat dhe urimet e shumta nga të afërm, miq dhe mbështetës. Kreu i LSI ka ndarë në rrjetet sociale disa prej dhuratave, mes të cilave ka spikatur një tufë me trëndafila të kuq nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha.
“Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura, Aurela dhe Luli”,- shkruhet në urimin e tyre.
Kryemadhi përveç bashkimin në opozitë me Bashën, ka një raport miqësor dhe me bashkëshorten e tij, pasi disa herë janë parë bashkë. Më herët ditën e sotme gjatë një mbledhje, Kryemadhi ka marrë një surprizë të ëmbël, që askush nuk e priste. Lidhja që Kryetarja e LSI ka krijuar me të rinjtë e partisë është aq e fortë sa që disa gjeste kanë fuqinë ta emocionojnë më shumë seç mund të imagjinohet. Për të parë fotot ekskluzive kliko KËTU.
/News31