Merkel në Tiranë: “Zemra ime rreh për rajonin, Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hapur negociatat”



Kancelarja gjermane Angela Merkel largohet nga posti, pas 16 vitesh, në muajin tetor. Për “vizitën e lamtumirës”, ajo zgjodhi Ballkanin Perëndimor, ndërsa konferencën e fundit për shtyp me një drejtues qeverie, ajo e zhvilloi me Kryeministrin Edi Rama nga Tirana.





Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës ka shprehur të gjithë mirënjohjen dhe vlerësimet për punën që ajo personalisht por edhe Gjermania ka bërë jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë rajonin e Ballkanit.






Teksa vlerësoi nisjen e procesit të Berlinit nga Merkel, Rama tha se sot Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë se para këtij procesi. Ai  e cilësoi sot një ditë të bukur që Merkel vizitoi Tiranën, por edhe një ditë të keqe për faktin se kjo është edhe takimi i lamtumirës.

“Sot Ballkani është një vend shumë më i mirë se sa ishte para se Merkel të niste procesin e Berlinit”, tha Rama.

242048412 887881182163805 1458707876431584470 n

Nga ana tjëtër, kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se i vjen keq që nuk është bërë e mundur hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Kryeministrin Rama edhe pse janë plotësuar kushtet të gjitha. Merkel ka përshëndetur edhe projektin për tregun e përbashkët në Ballkan.

“Uroj dhe përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të hapur negociata. Kjo nuk u bë për shkak të vetos së Bullgarisë dhe për këtë me vjen keq”, tha ajo.

Në përfundim të vizitës, Merkel tha: “Ishin biseda të mira, konstruktive, do të doja t’ju falendroja. Unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, BE dhe Gjermania ka interes së vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. Zemra ime rreh për këtë rajon. Ndoshta do të më ngacmojë dielli të vij dhe të nxis dhe më nga afër këto zhvillime”.

Konferenca u mbyll me emrat e mundshëm, që mund të kenë të njëjtin rol si ajo në Bashkimin Europian, pas largimit të saj. Merkel përmendi kryeminstrin francez, kancelarin austriak, por Rama këmbënguli se ajo ishte “vetëm një”.

/News31