GOSS-BIZ 13 Janar 2022, 18:57

Lyrical Son dhe Mc Kresha godasin me albumin “Muzika e Alltisë” ashtu siç vetëm ata dinë

Lyrical Son dhe Mc Kresha godasin me albumin “Muzika e Alltisë”

Artistët e njohur, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar albumin e tyre. Albumi mban titullin “Muzikë e alltisë”, i përbërë nga gjithësej 11 këngë të reja. Dy nga këngët e albumit, përkatësisht “Stuhi mbi oqean” dhe “J.C.V.D”, janë bashkëpunime me artistë të njohur si Elvana Gjata dhe Ledri Vula.

Albumi është i ndarë në dy pjesë dhe dy pjesët kanë dallim nga njëri-tjetri. MC Kresha ka treguar se pjesa e parë e albumit është titulluar “Muzika e Alltisë” për të arsyetuar pjesën tjetër që do të publikohet më vonë me tjetër emër.

Nga 11 këngët që përmban albumi, deri tani dy artistët kanë vendosur që një prej tyre të shoqërohet me videoklip, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe videoklipe të tjera.

Lista e plotë e këngëve:
1.Kangë e shihrav
2. Hotel Mahalla
3. Inati
4. Recepti
5. Nji lot
6. Paret lejla
7. Stuhi mbi oqean
8. J.C.V.D
9. Rrugë e gjatë
10. Rammstein
11. Guinners.

/News31