Meghan Markle dhe Princ Harry nuk mund t’i vendosin emrin Diana vajzës dhe ka një arsye përse

Meghan Markle & Princ Harry


Në pritje të fëmijës së dytë që tashmë dihet se do të jetë vajzë, Meghan Markle dhe Princ Harry duket se edhe pse nuk kanë vëndosur ende për emrin e vogëlushes, nuk do ta quajnë Diana.





Ata po kërkojnë një emër kuptimplotë dhe kanë një listë me të preferuar, por janë ende të pavendosur.

“Ka shumë pak shanse që vajza e tyre të quhet Diana. Nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta targetojë dhe do të merret me të gjithë kohës. Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen. Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t’i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias me të cilin ata janë përballur deri tani.”, u shpreh një burim pranë çiftit për Page Six duke hedhur kështu poshtë zërat që qarkullonin sapo u zbulua gjinia e foshnjës.

Harry mendon se kjo do ta vendoste të bijën mes një trysnie dhe përgjegjësie akoma më të madhe dhe nuk dëshiron që ti vendosë emrin e nënës së tij, Diana. /News31