Me pushime në Dubai, Shqipe Hysenaj tregon kush e shoqëron



Shqipe Hysenaj, është një nga ish-konkurrentet e sexonit të dytë të “Për’puthen”, që bëri shumë “zhurmë” në program.





Prej disa ditësh, ajo po kalon pushimet në Dubai, nga ku ka postuar foto e video të ndryshme në rrjetet sociale, pa treguar se kush e shoqëronte.






Prive publikoi disa foto eskluzive ku Shqipja ishte në praninë e një djali. Fotot u bënë virale dhe përflitej se bëhej fjalë për partnerin e ish-konkurrentes.

Megjithatë, Shqipja ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet. Ajo ka postuar një foto me vëllain e saj, e krahas fotos ka shkruar “Ju prezantoj me vëllain, ‘të dashurin’, ‘sheikun’.

Ajo gjithashtu ka sqaruar se nuk e ka për turp të tregojë se ka të dashur e që ia paguan ai pushimet, megjithëse në rastin e saj kjo nuk qenka e vërtetë.

/News31