Me një foto të vetme, Flori Mumajesi përkufizon marrëdhënien me Klajdi Harunin



Ata nuk i bashkon vetëm muzika e hitet që dëgjohen kudo! Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni, janë prej shumë vitesh jo vetëm kolegë, por edhe miq shumë të mirë. Tashmë ata janë si një familje, në “ThreeDots”, e këtë nuk ngurrojnë ta shprehin, as në ditë të shënuara për njëri-tjetrin e as në ditë si kjo e sotmja.





Këtë here, ka qenë Mumajesi, që ka publikuar një foto të Klajdit, krahas të cilës ka shkruar: “Duke parë vëllain, veten…”, duke treguar kështu vlerësimin për këngëtarin.






Duket se Klajdi po sjell një projekt të ri, e ne sigurisht mezi po presim.

Dy djemtë kanë jo një, por shumë bashkëpunime të sukesshme me njëri-tjetrin. Mjafton t’ju sjellim në kujtesë këngën “Nina”, në bashkëpunim edhe me Brunon, që ka qenë pa dyshim hiti i kësaj vere dhe ‘fiksimi’ i të gjithëve, ose “E para”, baladën e ndjerë në festivalin “Kënga Magjike”. Ndaj ne jemi gjithë sy e veshë për të parë se ç’po vjen kësaj here…

/News31