Me një foto të ëmbël familjare, Shkurte Gashi na prezanton për herë të parë me të birin



Këngëtarja e njohur nga Kosova, Shkurte Gashi, është shumë hermetike rreth jetës private. Kështu, ajo për një kohë të gjatë mbajti të fshehtë çdo detaj, derisa u zbulua se ajo ishte shtatzënë dhe më vonë që solli në jetë një djalë, të cilin i vendosi emrin Mal. Po ashtu, ajo vendosi të vepronte edhe me bashkëshortin, identitetin e të cilit e mbajti të fshehtë deri vonë.










Ditën e sotme ajo ka postuar për herë të parë në Instagram një foto të Malit, në të cilën shihet me burrin, Albertin. Çifti shihen të lumtur pranë vogëlushit gjatë pushimeve të tyre.

 

Sa i përket muzikës, “Jetën tane” është projekti i fundit muzikor i artistes, në bashkëpunim me Brunon që u publikua në tetor të vitit 2019.

 

/News31