"Më lanë një natë në aeroport dhe më kthyen”, Elhaida Dani rrëfehet për ‘Pullën e zezë’ në Itali
Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku foli për jetën personale dhe profesionale. Ajo për herë të parë zbuloi detaje nga rrugëtimi i saj në skenat ndërkombëtare. Duke u ndalur te eksperienca e saj në “The Voice of Italy”, këngëtarja kujtoi një moment shumë të vështirë në aeroport para se të hynte në Itali për shkak se s'kishte para mjaftueshëm me vete.
Ajo tha se e lanë një ditë në aeroport e më kthyen në Shqipëri ditën tjetër sepse nuk e justifikoi vajtjen financiarisht. Më tej, shtoi se sa herë shkon tani në Itali ka atë “pullën e zezë” dhe kjo gjëja e bezdis.
“Nuk më ejuan të futesha në Itali sepse nuk kisha mjaftueshëm para cash me vete. Nuk i kisha! Sapo kisha nisur karrierën time dhe familja më ndihmonte me aq sa mundej. Më lanë një ditë në aeroport dhe më kthyen në Shqipëri ditën tjetër se nuk e justifikoja dot vajtjen financiarisht. Sa herë hyj tani në Itali kam atë “pullën e zezë” dhe kjo gjëja më bezdis”, rrëfeu ajo.
https://youtu.be/PpbVfFKKJZ4
Së fundmi, Elhaida ka publikuar albumin e titulluar “Zanin”. Artistja mbajti në Tiranë një koncert për të prezantuar atë. Albumi përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, që gjenden edhe në You Tube.
/News31