Me këtë veprim, Justin Bieber i bëri sërish fansat të dyshojnë se Hailey është shtatzënë



Justin Bieber dhe Hailey u shfaqën së bashku për herë të parë në “Met Gala” këtë vit dhe shkëlqyen. Ata janë ndër të paktat personazhe që kanë marrë komente pozitive për paraqitje  e tyre, pasi këtë vit “Met Gala” po konsiderohet zhgënjyese. Ndërkohë, një tjetër detaj ka marrë vëmendjen e mediave e fansave teksa çifti pozonte në tapetin e kuq. JB ka nxitur thashethemet se modelja është shtatzënë pasi preku barkun e saj. I shpejt ishte reagimi i 24-vjeçares, e cila ia largoi dorën si për t’u paraprirë zërave megjithatë nuk “shpëtuan dot”.





Artisti 27-vjeçar  e shikoi bashkëshorten e tij me admirim gjatë gjithë kohës, e cila shkëlqeu me një fustan të zi dhe elegant. Megjithatë, vendosja e dorës në barkun e Haileyt duket se është një veprim instiktiv dhe asgjë më shumë.






 

 

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Justin ka ngritur dyshimet për një shtatzëni të Hailey, pasi edhe gjatë verës ai postoi një foto ku shiheshin bashkë, ndërsa shkroi sipër “babai dhe nëna”. Mirëpo, më pas modelja përmes një komenti i kërkoi ta ndryshoi mbishkrimin dhe të sqaronte se fëmija ishte qeni i tyre.

 

 

Pak kohë më parë Hailey tha për “Vogue Arabia” se për momentin nuk planifikojnë që të kenë fëmijë.

/News31