“Më kërkuan të humbisja peshë!” Tea Trifoni flet për herë të parë rreth largimit nga “Klan”



Tea Trifoni është një nga konkurrentet më të komentuara të “Përputhen”, e cila brenda pak kohësh fitoi zemrat e shumë shqiptarëve. Pak muaj pas pjesëmarrjes së saj në program u zbulua se kjo nuk është hera e parë që Tean e shohim në ekran. Ajo ka qenë një prej postieret e rubrikës “Kam një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” deri në vitin 2019. Por, pse u largua Tea nga ky program?










Kësaj pyetjeje ajo i është përgjigjur sonte gjatë një interviste virtuale me ndjekësit në Instagram. E pyetur rreth arsyes së largimit ajo thotë se i kanë kërkuar të dobësohej por nuk ia ka dalë dot asokohe. Më tej shton se e kanë larguar nga puna pa asnjë lajmërim. Vlen të theksohet se ky është varianti i Teas për të cilin mbetet për tu parë nëse do ketë reagim nga programi “E diela shqiptare”.

“Me kerkuan qe te humbja peshe dhe une nuk e arrita dot ne ate kohe.. Pastaj mesoj qe me kishin larguar diten qe me kerkuan t’u ktheja uniformen per t’ja dhene te punesuares se re pa asnje lajmerim paraprak. Prandaj: isha shume e shendoshe per ta.Good old times”-shkruan Tea

/News31