Me kë po pushon Lei Kraja në Maldive? Adel Lami e nxjerr “zbuluar”



Lei Kraja dhe Adel Lami janë përfolur shpesh herë për miqësinë e tyre të ngushtë. Sot, moderatorja sportive ka udhëtuar drejt ishujve Maldive për të shijuar pak kohë pushime. Bukuroshja brune ka publikuar në story-n e Instagram një video të realizuar në TikTok ku tregon se në destinacionin e largët e shoqërojnë dy mikesha të saj, e një nga to duket se është pikërisht balerina e famshme.





Në postim Lei ka treguar duart e tyre nga aeroporti me pasaporta deri te dritarja e avionit e duke pirë shampanjë me njëra-tjetrën.

Pak momente më vonë, Kraja ka publikuar në “feed” një foto të nxehtë me kostum banje të zi në ujërat e ishujve Maldive.

Adel e ka ngacmuar në komente duke i shkruar: “Me kë je jeta ime?”.

Ndërkohë që një ndjekës i komenton: “Me fotografin mendoj unë”, Lei i kthen balerinës përgjigje me disa emoji me shaka që ajo të mos tregojë.





Sigurisht, siç ju treguam vetë Lei zbuloi se në këto pushime e shoqërojnë dy mikesha. /News31