GOSS-BIZ 28 Nëntor 2021, 12:48
Me fotot nga vizita në Shqipëri, Dua Lipa uron shqiptarët për Festën e Flamurit
NEWS-31
Dua Lipa po korr sukses në tregun ndërkombëtar, por pavarësisht kësaj, nuk e ka harruar origjinën.
Sot, në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, këngëtarja ka uruar gjithë shqiptarët, para 75 milion ndjekësve të saj në Instagram.
Krahas një fotoje nga vizita e saj në Krujë gjatë verës, ajo ka shkruar: “Urime 28 nëntori. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”.
Më pas, ajo ka postuar edhe një foto të flamurit, duke treguar edhe një herë krenarinë për “rrënjët” e saj.
Dua ishte në verë në Shipëri, bashkë me familjen e të dashurin, Anwar Hadid, për këtë investim, por megjithatë, veç kësaj, ajo pushoi disa ditë në jug, duke promovuar kështu edhe bukuritë e vendit tonë.
/News31