Me foton më të ëmbël, Getinjo tregon njeriun që i “rregullon jetën”



Hana, vajza e Mozzik dhe Loredanës është padyshim një nga vogëlushet më ‘cool’ dhe më të ndjekura në Instagram.





Sigurisht edhe gëzimi i të gjithëve, jo vetëm mamit e babit por edhe xhaxhait të saj, Getinjos.






Reperi ka ndarë një foto të vogëlushes ku shihet teksa flet me të me videocall, krahas së cilës ka shkruar se është personi më i rëndësishëm në jetën e tij. “Njeriu që ma rregullon jetën kur më thirr”, ka shkruar ai.

Edhe më herët, Getinjo ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me mbesën e tij, për të cilën ka treguar më herët, se tek ajo sheh vëllain e tij.