Mblidhen sot komisionet parlamentare, Kuvendi njoftoi online, PD nuk “bindet”



Sot fillojnë punën komisionet e përhershme parlamentare. Do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, i Shëndetësisë, i Sigurisë dhe ai i Jashtëm. Komisionet nisin në orën 10:30 dhe do të përfundojnë në orën 13:30.





Konkretisht:






-Komisioni i Ligjeve, ora 10.30

-Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00

-Komisioni i Sigurisë, ora 11:30

-Komisioni i Jashtëm, ora:13.30

Por ka patur debat mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo pasi Kuvendi ka njoftuar se disa prej Komisioneve do të zhvillohen online për shkak të masave anti-Covid, ndërsa vetëm diskutimi për çështje me rëndësi do të zhvillohet me prani fizike të deputetëve.

Propozimi për të mbajtur mbledhjen online ka qenë fillimisht i zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, më pas ka qenë mazhoranca që ishte pro propozimit dhe ky vendim u miratua më pas në Konferencën e Kryetarëve. PD është kundër duke propozuar që komisionet të jenë patjetër me prezencë fizike, edhe me numër të reduktuar anëtarësh ose me certifikatë vaksinimi apo test Covid-19. Deputetët e PD-së e kanë kundërshtuar këtë duke thënë se do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e kryesisë së Kuvendit.

/News31