Mbështetës i PDK, Mozzik habit me fjalët për Albin Kurtin dhe qeverinë e re



Duke qenë se nuk e ka mbështetur asnjëherë më parë, Mozzik ka habitur ditën e sotme me mesazhin e tij për qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti. Reperi i njohur ka reaguar menjëherë pas formimit të kabinetit qeveritar, duke e përkrahur publikisht. Nëpërmjet një statusi në Facebook, autori i hitit “Madonna” ka uruar qeverinë “Kurti 2” duke i kërkuar që besimin e qytetarëve dhe fitoren në zgjedhje ta mbajnë në mënyrë dinjitoze.





“Urime Qeveria Kurti 2 ! Suksese në këtë rrugëtim që e kërkuat që shumë vite , besimin e popullit e fituat dhe pikërisht sot formuat Qeverinë ! Mbani që të dyja dhe besimin dhe fitorën në mënyrë dinjitoze .Paçi shëndetin e ju priftë e mbara !”-shkruan Mozzik në statusin e tij.






Statusi i Mozzik

Mozzik prej kohësh është përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës dhe para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit reperi e mbështeti edhe në rrjetet sociale. Madje, ai e shprehu simpatinë e tij, duke thënë se kjo parti e ka treguar veten dhe të mirat nuk duhet t’ia humbin askujt. Mirëpo, me veprimin e fundit Mozzik ka treguar se respekton vullnetin e popullit. Ditën e sotme, është miratuar qeveria e re e Kosovës, ku Albin Kurti është bërë zyrtarisht Kryeministër i vendit, pasi mori 67 vota “pro”.

/News31