Shefi i CDC: ”Maskat garantojnë më shumë mbrojtje nga Covid-19 sesa vaksina”

One
Telekom

Drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC), Dr. Robert Redfield, tha se maskat garantojnë më tepër mbrojtje kundër koronavirusit sesa edhe vetë vaksina.

Redfield konfirmoi atë që ekspertët e tjerë kanë thënë,  se edhe sikur vaksina kundër Covid-19 të dalë sot, do të duheshin 6-9 muaj para se   të shpërndahej dhe të krijonte imuntitet.

Facile
Facile
My Dental

Ai shtoi se personalisht beson se vaksina do të jetë gati për të gjithë rreth mesit të vitit të ardhshëm, ndërkohë që përsëriti thirrjen për mbajtjen e maskës. Sipas tij, me anë të përdorimit të maskës pandemia mund të vihet nën kontroll.

Këto maska për fytyrën janë mjeti më i rëndësishëm dhe i fuqishëm që kemi për shëndetin publik. Dhe do të vazhdoj t’iu bëj thirrje amerikanëve, të gjithë njerëzve në vendin tonë, që t’i pranojnë. E kam thënë që nëse do ta bëjmë këtë për 6, 8, 10 apo 12 javë, do ta vinim nën kontroll këtë pandemi. Kemi prova të qarta shkencore që këto funksionojnë dhe janë mbrojtja jonë më e mirë. Mund të shkoj deri aty sa të them maska e fytyrës jep më shumë garanci për shëndetin sesa kur të marr vaksinën kundër Covid”, tha Redfield gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

/News31