“Dorëzohet” Suedia, ashpërson masat kundër Covid-19

Suedia është detyruar që ashpërsojë masat kundër Covid-19, edhe pse për muaj me radhë, sidomos gjatë valës së parë ishte shteti që u mor shembull për mos aplikimin e izolimit, duke synuar kështu të arrijë imunitetin e tufës. Megjithatë ditën e djeshme u publikuan kufizimet që do të ndërmerren për të frenuar përhapjen e Covid-19, të diktuara nga rritja e lartë e numrit të rasteve dhe vdekjeve nga virusi,

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, në konferencën e tij për shtyp tha se “situata do të përkeqësohet” dhe më pas njoftoi reduktimin e pjesëmarrjes në tubimet publike nga 50 persona në 8.

My Dental

“Është një sinjal i qartë për çdo person në vendin tonë se çfarë do të zbatohet në të ardhmen. Mos shkoni në palestër, mos shkoni në bibliotekë, mos darkoni jashtë, mos bëni festa, anulojini!”- tha Lovfen.

Ndalimi i ri vlen për grumbullimet publike, si në koncerte, leksione dhe shfaqje teatrore, por nuk vlen për grumbullimet private, me familjen. Një javë më parë, vendi nordik ndaloi shërbimin e alkoolit pas orës 22:00, ndërkohë tani ka bërë rekomandime të veçanta për banorët, si shmangia e transportit publik ose dyqaneve në pothuajse të gjithë vendin.

Rastet e Suedisë për frymë janë aktualisht më të larta se fqinjët, më saktësisht 10 herë më të larta se Finlanda dhe 4 herë më të larta se Norvegjia. Javën e kaluar, numri i të shtruarve në spital u rrit më shpejt në Suedi se çdo vend tjetër europian.

/News31

Burimi: Financial Times

Foto cover: Mikael Sjoberg/Bloomberg