Masat izoluese sjellin protesta të dhunshme në Turqi, arrestohen 200 persona



Qeveria turke ka vendosur masa izoluese për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19. Ditën e sotme ka patur protesta dhe 200 persona janë arrestuar nga Policia në Stamboll me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve.





Policia ndërhyri pasi protestuesit thyen masat anti-COVID. Por, ndërhyrja e policisë ka qenë e dhunshme për drejtuesit e protestë të cilët janë goditur nga efektivët dhe më pas janë arrestuar.

Protesta të ngjashme u mbajtën dhe në qytetin e Izmirit. Autoritetet turke kanë vendosur një izolim 17 ditor në të gjithë vendin, ku të gjithë dyqanet, shkollat janë mbyllur dhe banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi për të ulur numrin e infektimeve./News31