Marina Vjollca rrëfehet për jetën pas dyerve të shtëpisë me Getoar Selimin!
Por çfarë është shtëpia për Marinën? Moderatorje e përkufizon atë si qetësi të shpirtit teksa shton se darkat në shtëpi me miqtë dhe familjarët janë të shpeshta."Për marshallah. E thashë popullorçe fare. Çdo ditë e më tepër që kalon, aq edhe më shumë e duam dhe bëjmë për njëri-tjetrin. Veç sekret që nuk ka në dashuri. Me dhuratën e ditëlindjes më ka lënë pa fjalë për ditë të tëra. Sekreti i Getit ky është, di të të lërë pa fjalë. Luftojmë dhe jetojmë për ta ndërtuar më shumë harmoni martesën tonë, familjen tonë. Monotone martesa mund të bëhet që ditën e parë, nëse nuk kemi qëllimet dhe idetë e njëjta për njëri-tjetrin. Më duket shumë herët kjo pyetje që të më drejtohet mua, qoftë nëse e kam përjetuar apo a e mendoj. Shijojmë çdo ditë dashurinë e gjysmave tona për të forcuar “të qenit një”."
Pasi u zgjodh si ambasadore e markës së njohur të stilistes italiane, Elisabetta Franchi dhe u prezantua në Itali nga stilistja, Marina vendosi që të sillte markën ekskluzivisht në Shqipëri. Kështu, ajo ka vendosur të marrë një hap shumë të rëndësishëm, duke u bërë pjesë e botës së biznesit. E pyetur rreth këtij vendimi Marina shprehet shumë e lumtur."Shtëpia për mua është qetësi e shpirtit. Përpiqem që të mos i humbas kurrë kuptimi “Shtëpi”. I ruaj me fanatizëm parimet e shtëpisë. Simbolika e shtëpisë së bashkuar duket sikur ruan ekuilibrat për një jetë dhe marrëdhënie të shëndetshme. Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh)."
Por, çfarë raporti ke ajo me Elistabettën dhe ku u takuan?"E para, privilegj dhe përgjegjësi që m’u besua mua ekskluziviteti. E dyta, edhe për Shqipërine është një arritje që marka të mëdha prestigjioze po afrohen për të qenë pjesë e tregut tonë. “Elisabetta Franchi” është i pari brand luxury që do të vijë si monobrand në Shqipëri. Është kaq bukur që hartës së një marke që gjendet në shumë vende të botës tani do t’i shtohet edhe vendi ynë."-ka thënë ajo.
/News31"Ka qenë një ditë shumë e gjatë dhe shumë e bukur. Është një nga njerëzit që më ka impresionuar edhe më shumë kur e takova nga afër. Ka shumë humor, është shumë sociale, ka shumë autoritet dhe më befason se si ka aq energji që t’i bëjë të gjitha, të punojë pa u lodhur e të mbajë një familje aq të bashkuar. Kishte dëgjuar për Shqipërinë dhe ishte shumë e interesuar të dinte më tepër, çfarë vendi jemi, si jetojme e çdo gjë tjetër. Të dëgjon më shumë kurreshtje. Për mua është një figurë frymëzuese."