GOSS-BIZ 24 Nëntor 2021, 18:08

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi bëhen prindër për herë të parë

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi bëhen prindër për herë

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Lajmi është bërë me dije nga "VIP Magazine.al" teksa vetë çifti nuk ka reaguar ende. Mësohet se e vogla e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në një spital në kryeqytet.

Kujtojmë se Marina dhe Getoar Selimi kurorëzuan katër vite më parë dashurinë në martesë. Dhe tashmë janë bërë 3. Marina nuk u shkëput asnjë ditë nga projekti i saj televiziv duke u shfaqur në "Klanifornia" çdo të shtunë.

Nuk dihet ende si kanë vendosur ta pagëzojnë vajzën e tyre, Marina dhe Getoari. Pak kohë fansat aluduan se emri i saj do ishte bashkim i emrave të dy prindërve “Marget”.

/News31