Marina u bë nënë për herë të parë dhe Luana i tha të gjitha ndjesitë me pak fjalë



Ditën e djeshme Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë. Ashtu, siç konfirmoi pak ditë më parë moderatorja e njohur solli në jetë një vajzë.





Në media thuhet se çifti ka zgjedhur një emër të veçantë për vogëlushen e tyre. Në fakt është një kombinim i emrave të të dyve, nga të cilët ka dalë emri Marget, emër i cili është lakuar gjatë këtyre muajve pasi vetë reperi e ka zbuluar në një intervistë.






As Marina dhe as Getoari nuk kanë reaguar në rrjetet sociale. Megjithatë, për lajmin e bukur nuk ka munguar një reagim nga Luana Vjollca. Përmes një statusi në Instastory ajo shkruan:

Ndjesia më e mirë në botë”, –shkurt por duke shprehur më së miri të gjitha ndjesitë e saj. Ndonjëherë ndjesitë më të bukura nuk kanë nevojë për shumë fjalë.

Luana ka një marrëdhënie të ngushtë me të gjitha mbesat e saj dhe jemi të bindur se një marrëdhënie speciale do ketë edhe me mbesën më të vogël.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

/News31