Mami i Teas nuk duket si mami i Teas! Konkurrentja e Për'puthen na e prezanton për herë të parë
Tea Trifoni vazhdon të jetë kryefjala e mediave rozë, me apo pa Beartin në krahë. Pavarësisht se lidhja e tyre u kthye në një telenovelë të vërtetë, ish-konkurrentja do mbahet mend për karakterin e saj të fortë që i mbijetoi të gjitha sulmeve dhe "urrejtjes" nga publiku. Sot, Tea ka vendosur të zhvillojë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej tyre i ka kërkuar një foto me mamanë.
Bukuroshja 22 vjeçare na ka lënë të gjithë pa fjalë, pasi mamaja e saj duket shumë e re. Në foto, e ëma brune duket sikur të jetë motra apo një shoqe e Teas.
Pas kësaj, Tea ka treguar në rubrikën "Ask" në Instastory se lidhja e saj me Beartin ka qenë më e shkurtra që ka pasur, e se më e gjata ka zgjatur 2 vite e gjysmë.
Në ndryshim nga Bearti, pasi ai lidhjen me Tean e kishte më të gjatën nga marrëdhëniet në jetën e tij.