Makina përfundon në kanal, ndërrojnë jetën tre të afërm në Kurbin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 të afërm. Mësohet se mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me hekurin ndarës dhe ka rënë në kanalin me ujë. Nga aksidenti kanë ndërruar jetë Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë.
Viktimat, të afërt me njeri-tjetrin dje kishin qenë në Pukë për një varrim.
Personi që dyshohej se ka qenë në makinë bashkë me dy të tjerët është gjetur mëngjesin e sotëm pas kërkimit intensiv nga polumbarët, shkruan Top Channel.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit. /News31