Majlinda Bregu përkujton edhe një herë miqësinë me Sokol Olldashin dhe mallin që la mungesa e tij!

Ditën e djeshme, simpatizantët dhe familjarët kanë përkujtuar ndarjen nga jeta të një prej figurave më të njohura të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Mirëpo, nga të gjitha postimet apo përkujtimet nuk ka munguar dedikimi i ish-koleges së të ndjerit, njëkohësisht edhe një nga ish-figurat më të njohura të kësaj force partiake, Majlinda Bregu.

My Dental

Bregu ka postuar një foto, ku shaqet pranë Olldashit, në zonën ulëse të qeverisë në Parlament, foto kjo ku të dy mbanin poste të rëndësishme në qeverinë Berisha.

“Në kohë të tjera, me mendime njësoj!”, – shkruan Bregu, duke na kujtuar edhe njëherë miqësinë që dy politikanët kishin para ngjarjes fatale në 20 nëntor 2013.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

Tashmë, Majlinda Bregu mban postin e Sekretares së Përgjithshme e Ballkanit Perëndimor në RYCO, organizëm i BE, pas largimit nga strukturat e PD-së me ardhjen në krye të Lulzim Bashës.