Majk largohet nga “Babastars”? Getoar Selimi reagon për herë të parë



Ledri Vula dhe Majk publikuan dje bashkëpunimin e tyre “Marr”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe me siguri do të kthehet në hitin e verës shumë shpejt. Mirëpo kënga e dy reperëve u publikua në kanalin e Majk në Youtube dhe jo të “Babastars”. Kaq mjaftoi që të nisnin aludimet se ai mund të ishte larguar nga labeli i njohur. Të gjitha këngët e Majk, përfshirë edhe bashkëpunimet me artistë të tjerë deri më sot janë postuar në kanalin e “Babastars”.






Kjo ishte arsyeja që fansat menduan se ai mund të ishte shkëputur nga labeli muzikor për të ndjekur karrierën si artist i vetëm. Megjithatë, Getoar Selimi, themelues i “Babastars” ka reaguar për herë të parë duke shuar të gjitha dyshimet.

Ai ka postuar në InstaStory një pjesë të klipit të “Marr” duke treguar se i mbështet plotësisht. Gjithashtu reperi la të kuptohet se Ledri Vula ka rregulluar marrëdhëniet me labelin dhe mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje. Kjo ishte hera e parë që Majk dhe Ledri bashkuan forcat me njëri-tjetrin pas largimit të Vulës nga “Babastars”. /News31