NEWS 28 Tetor 2017, 00:00
Madrid, uniteti i Spanjës mbledh mijëra persona së bashku në një tubim të madh
NEWS-31
Në Madrid po zhvillohet një tubim i madh për unitetin e Spanjës. Mijëra persona kanë zbritur në shesh duke valvitur flamujt spanjollë, për të kundërshtuar pavarësinë e Katalunjës, të shpallur dje nga Parlamenti rajonal. Por Madridi zyrtar u kundërpërgjigj duke i hequr autonominë rajonit rebel. Ndërkaq, nismëtari i pavarësisë Carles Puigdemont rrezikon të arrestohet pas dy ditësh.